Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se ekonomia shqiptare ka një pabarazi të theksuar dhe se mirëqenia nuk shpërndahet njësoj. Një fakt i tillë sipas Tabakut është vërtetuar dhe nga shifrat e EUROSTAT, ndërsa thekson se sado që të rritet ekonomia, vetëm një pakicë përfiton, pasi sipas saj qeveria po punon për pakicën duke hequr dorë nga shumica.