Kina po zgjeron kapacitetet e saj për të mbajtur dhe për të lëshuar raketa bërthamore. Alarmin e kanë lëshuar më së fundmi edhe shkencëtarët amerikanë. Imazhe satelitore nga provinca e Xinjangut, në perëndim të vendit, tregojnë se kina po ndërton një fushë të madhe mbajtjeje dhe lëshimi raketash bërthamore – thuhet në një raport të federatës së shkencëtarëve amerikanë. Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë shprehur shqetësim për rritjen e kapaciteteve bërthamore të Kinës. Kjo është ndërkohë hera e dytë që raportohet për fushën e re të mbushur me platforma lëshimi, në ndërtim, në dy muajt e fundit. Kjo fushë mund të mbajë rreth 110 platforma lëshimi, të ndërtuara këto nën tokë për të mbajtur dhe lancuar raketat.