Duket sikur aksidentet rrugore nuk kanë të sosur. Një tjetër aksident shënohet për ditën e sotme, këtë herë në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Dy mjete duket sikur janë përplasur ‘kokë më kokë’ dhe mendohet se shkaku kryesor ka qenë shpejtësia. Aksidenti krijon trafik kilometrik në rrugë duke penguar lëvizjen e automjeteve të tjera. Policia ende nuk ka mbërritur në vendngjarje për të mësuar më tepër rrethanat.