Top News – Me Pfizer nuk shkon në spital… / Studimi: Vaksina efikase ndaj komplikimeve të rënda
05/10/2021 11:49

Vaksina e kompanisë Pfizer/BioNTech kundër COVID-19 është shumë efektive në parandalimin e komplikimeve të rënda dhe shtrimit në spital deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë, thuhet në një studim në Shtetet e Bashkuara. Studimi, i botuar në revistën mjekësore Lancet më 4 tetor, thotë se efektiviteti i vaksinës mbeti në 90 për qind për të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë në parandalimin e shtrimit në spital. Madje, studimi thotë se ajo kishte të njëjtën masë efektiviteti edhe kundër variantit shumë ngjitës të koronavirusit Delta. Megjithatë, efektiviteti i vaksinës kundër infeksionit bie me kalimin e kohës, me 88 për qind gjatë muajit të parë pas vaksinimit të plotë, ndërsa pas 5 muajsh në 47 për qind. Autorët thanë se zvogëlimi i efikasitetit të vaksinës Pfizer/BioNTech vjen kryesisht për shkak të dobësimit të imunitetit me kalimin e kohës, dhe jo për arsye të variantit Delta. Të dhënat e këtij studimi janë përdorur nga agjencitë shëndetësore amerikane për të rekomanduar një dozë përforcuese të vaksinës. Studimi u bazua në regjistrat elektronikë të shëndetit të afro 3.4 milionë njerëzve në Shtetet e Bashkuara. Studimi u botua në të njëjtën ditë kur rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian miratoi dozën përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech COVID-19 për njerëzit 18 vjeç e lart.

Top News- “Jo më media sociale”, kush është shteti që po merr masa drastike në mbrojtje të fëmijëve
20/10 23:00
Top News- Trupat ruse hyjnë në qytetin lindor të Ukrainës, ekzekutojnë civilët
20/10 22:50
Top News- Plot 650 mld dollarë, xhekpoti i dhjetë më i madh në historinë e të gjitha kohërave
20/10 22:37
Top News- SHBA-Australi bashkë kundër Kinës, marrëveshje për të frenuar dominimin e Pekinit
20/10 22:30
Top Channel/ Vjedhja e xhevahireve të çmuara në Luvër, çfarë ndodhi gjatë 7 minutave të grabitjes
20/10 21:30
Top Channel/ Trump presion Zelenskyt për ndarjen e Donbasit, presidenti ukrainas: Asnjë shpërblim për terroristët
20/10 21:27
Top Channel/ Horror në Afrikë, familja nuk pagoi për lirimin e djalit, vritet nga rrëmbyesit futbollisti i talentuar
20/10 21:25
Top Channel/ Tjetër skandal në Pallatin Mbretëror, email-et nxjerrin “zbuluar” Princin Andrew
20/10 21:23
Top Channel/ “Kam bërë gati valixhet dhe jam i qetë”, ish-presidenti Sarkozy nis vuajtjen e dënimit në burg
20/10 21:22
Top Channel/ “Spiunazhi fillon nga barku i nënës”, si testet gjenetike kineze po kërcënojnë botën
20/10 21:21
Top Channel/ Tragjedi në Hong Kong! Avioni del nga pista dhe përfundon në det, dy viktima
20/10 21:19
Top News – Ndërpritet ‘gjysma e internetit’ / Miliona njerëz pa akses në shërbime, ‘sulm kibernetik’
20/10 15:16
Top News – ‘Air Force One’ në shënjestër / Trump ngjitet nga shkallët ‘e pasme’, rritet siguria
20/10 15:15
Top News – Orban, mirë me Trump, mirë me Putinin/Kremlini i kënaqur me vendin e zgjedhur për samitin
20/10 15:15
Top News – Trump sërish në krah të Putinit / Zelenski kërkon më shumë sisteme mbrojtëse Patriot
20/10 14:37
Top Channel/ Putin në Hungari, BE kundër/ Kallas: Ka urdhër arresti nga GJNP, s’mund të vijë Europë
20/10 14:36
Top News – Gjermani, ushtria më e fortë e Evropës / Plani i madh i kancelarit Merz po dështon
20/10 12:55
Top News – Trump e Zelenski, ulërima dhe sharje:‘Prano kërkesat e Putin përndryshe do shkatërroheni’
20/10 12:45
Top News – Avioni rrëshqet nga pista, bie në det / Tmerr në aeroport, dy viktima në tokë
20/10 12:31
Top News – Putini e ka vendin në Hagë / BE: Ardhja në Hungari nuk është gjë e mirë
20/10 12:20
BILETA Portokalli - Bileta