Top News – Avioni rrëshqet nga pista, bie në det / Tmerr në aeroport, dy viktima në tokë
20/10/2025 12:31

Një avion mallrash rrëshqiti nga një pistë në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut dhe ra në det mëngjesin e të hënës, duke i marrë jetën dy anëtarëve të stafit në tokë. Fluturimi EK9788 i Emirates po mbërrinte nga Dubai rreth orës 03:50 sipas orës lokale kur doli nga pista dhe u përplas me një automjet patrullimi të aeroportit. Dy personat që ishin brenda automjetit vdiqën, ndërsa katër anëtarët e ekuipazhit në bordin e avionit mbijetuan. Ky shënon një nga incidentet më vdekjeprurëse të aviacionit në Hong Kong ndër vite pasi aeroporti i qytetit ka një rekord të mirë sigurie. Autoritetet kanë nisur një hetim pasi mbeten ende shumë pikëpyetje në lidhje me rrugën që ndoqi avioni pas uljes. Zyrtarët e aeroportit kanë thënë se i dhanë udhëzimet e sakta pilotëve dhe se kishte shenja në pistë për të drejtuar avionët. Drejtori ekzekutiv i operacioneve të aeroportit tha se makina e patrullimit, në atë kohë, po udhëtonte në një rrugë jashtë pistës "në një distancë të sigurt prej saj". Avioni papritur doli nga pista, u përplas me gardhin dhe me automjetin, duke e shtyrë atë në det”, shpjegoi drejtori duke sqaruar se pilotët nuk kishin raportuar asnjë problem me avionin kur ai po ulej. Zhytësit arritën të gjenin trupat e shoferit dhe pasagjerit të automjetit në det. Të dy ata ishin të moshës 30 dhe 41 vjeç. Anëtarët e ekuipazhit në bord kishin reaguar shpejt dhe u shpëtuan nga skuadrat e emergjencave që mbërritën në vendngjarje. Një zyrtar i policisë tha ndërkohë se një hetim ka nisur tashmë.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05