Top News – Më pak shërbime konsullore/ Ambasada amerikane në Moskë redukton aktivitetin
30/04/2021 14:38

Ambasada amerikane në Moskë njoftoi se po zvogëlon numrin e shërbimeve konsullore për shkak të kufizimeve që i ka vënë Rusia në punësimin e stafit lokal. "Nga 12 maji, Ambasada Amerikane në Moskë do të ofrojë vetëm shërbime emergjente për qytetarët amerikanë dhe një numër shumë të kufizuar të vizave të emigracionit", tha ambasada në një deklaratë më 30 prill. Javën e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi qeverinë të përpilojë një listë të shteteve “jomiqësore” si dhe nënshkroi një ligj për të kufizuar numrin e stafit lokal që punon në misione të huaja diplomatike dhe agjenci të tjera. Uashingtoni dhe Moska kanë hyrë në një fazë të re të tensioneve. Shtëpinë e Bardhë ka shpallur sanksione ndaj Rusisë për shkak të sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve në zgjedhje dhe kërcënimeve ndaj ushtarëve amerikanë në Afganistan. Një çështje tjetër që ka prekur raportet mes dy vendeve është burgosja dhe shëndeti i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, pastaj situata në Ukrainën lindore dhe akuzat e përfshirjes ruse në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municionesh në Republikën Çeke më 2014.

Top Channel/ Rusi-Ukrainë, pakt për naftën? Presioni i Trump zbut Zelenskyn
14/09 23:08
Top News- Fluturimi përfundon në tragjedi, avioni rrëzohet dhe shpërthen në flakë
14/09 23:00
Top News- “Dronët rus nuk na trembin”, NATO i tregon dhëmbët Putinit pas sulmit me dron
14/09 22:50
Top News- Korrupsioni e skandalet ‘zhytin’ Ukrainën! Zelensky sërish në hall, buzëqesh Putin
14/09 22:44
Top Channel/ Trump, ultimatum për “AI”, Presidenti amerikan kundër ngadalësimit të ritmit:Ide kineze
14/09 20:00
Top News- Bashkëpunimi me Kinën në AI/ SHBA paralajmëron Serbinë- Zgjidh partnerë të besueshëm
14/09 17:25
Top News- Ratko Mlladiç në PE/ Debat për lartësimin e ‘Kasapit të Bosnjes’ nga Serbia
14/09 16:27
Top Channel/ “Po afroheni pak si shumë me Kinën”, SHBA paralajmëron Serbinë: Kujdes me AI-n!
14/09 15:11
Top News – ‘Ulni ritmin e IA’. Deklarata e shefit të Anthropic shkakton ‘tërmet’ në bursa
14/09 14:05
Top News – Huthit të pandalshëm. Zgjerojnë territorin, sulmet saudite nuk i frenojnë dot
14/09 13:16
Top Channel/Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA, mister autori:Po shihen kamerat e sigurisë!
14/09 12:22
Top News – Putin sulmon trenin diplomatik. Boris Johnson dhe ish-kreu i CIA-s në shenjestër
14/09 12:19
Top News – E djathta ‘frikëson’ pushtetin. Gara në Suedi, e majta kryeson me diferencë minimale
14/09 12:14
Top Channel/ Më në fund një fitore, CDU merr Saksoninë e Poshtme: AfD del forcë e tretë!
14/09 12:10
Top News – Nafta mbi 108 dollarë për fuçi. Tensionet në Hormuz rrisin frikën për furnizimet globale
14/09 11:55
Top Channel/Sulmi rus pranë kufirit polak, shpëtuan “për fije” ish shefi i CIA-s dhe Boris Johnson!
14/09 11:37
Top Channel/ Mes goditjeve të Moskës, Trump kritikon Kievin: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse!
14/09 11:37
Top Channel/ Rusia godet trenin ukrainas afër Polonisë, evakuohet treni ku udhëtonte Boris Johanson
13/09 23:03
Top News- ‘Si të vrasë shokët e shkollës’, adoleshenti pyet ChatGPT…alarmohet FBI
13/09 15:39
Top Channel/ Mbyllet aeroporti në Lituani! Dronët alarmojnë Naton, Kushner: Vetëm një kusht për…
13/09 15:25