Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Yuri Kim vizitoi Autoritetin për Informimin për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për t’u njohur më tepër me punën e kësaj strukture, si dhe ndihmën që jepet në kuadër të Reformës në Drejtësi. Verifikimi i pastërtisë së figurës së zyrtarëve dhe funksionarëve të lartë është një nga elementët e rëndësishëm të punës së Autoritetit të Hapjes së Dosjeve t ëish sigurimit të shtetit, në kuadër të drejtësisë tranzicionale.