Gjykata e Korçës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 68-vjeçarin Iqmet Skënderi që u arrestua nga policia e Maliqit për ngacmim seksual ndaj një të miture. I moshuari mohoi para trupit gjykues akuzën duke ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin që nuk e ka ngacmuar 11-vjeçaren.