Shqipëria mori këtë të premte statusin e vendit pjesëmarrës në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Marrëveshja u firmos në kryeministri mes ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe komisionerit europian për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç. Peleshi vlerësoi në konferencën e përbashkët me Komisionerin Evropian mbështetjen që Mekanizimi Evropian i Mbrojtjes Civile i ka dhënë Shqipërisë.