Top News – Më në fund bindet OBSH / Rekomandon dozën e tretë të vaksinës
12/10/2021 11:17

Një grup ekspertësh që këshillon Organizatën Botërore të Shëndetësisë për vaksinat, rekomandoi që njerëzit e moshuar dhe ata me sistem të komprometuar imunitar të marrin dozën shtesë të vaksinës kundër koronavirusit. Drejtoresha për vaksina e OBSH-së, Kate O’Brien, tha se doza e tretë duhet t’u jepet njerëzve një deri në tre muaj pas dozës së dytë, për t’i mbrojtur ata nga sëmundjet e rënda, shtrimi në spital dhe vdekja. O’Brien tha se kjo nuk vlen për të rriturit e shëndetshëm, që kanë reagim normal imunitar ndaj vaksinimit dhe nuk kanë sëmundje të tjera. Studimet kanë treguar se mbrojtja nga vaksinimi te njerëzit mbi 65 vjeç zvogëlohet më shpejt, sesa te të rinjtë. Shumë vende të pasura, përfshirë Britaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara, kanë rekomanduar tashmë dozën e tretë për të moshuarit dhe njerëzit me sistem të dobësuar imunitar. OBSH-ja u bëri thirrje qeverive që kanë shumë vaksina, që të mos iu ofrojnë ato personave nën 65 vjeç, por t’iu japin vendeve që nuk kanë doza të mjaftueshme për t’i vaksinuar njerëzit në nevojë. Sipas Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka prekur mbi 238 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.8 milionë kanë vdekur. Deri më 12 tetor, në të gjithë botën janë dhënë mbi 6.4 miliardë vaksina.

Top News – Fajin e ka Maroku. Dyndjet e emigrantëve, spanjollët akuzojnë edhe Sanchez
07/09 15:29
Top Channel/ Ratko Mlladiç varroset me nderime në Beograd, djali i Vuçiçit merr pjesë në ceremoni!
07/09 15:02
Top Channel/ Harta e re e botës, si “ndryshon” globi: Cilat vende votuan kundër!
07/09 12:11
Top Channel/ Skadon afati i masave zbutëse: Kontrolle biometrike, rikthehen radhët në kufijtë e BE?!
07/09 12:02
Top Channel/Witkoff dhe Kushner në Rusi, mision i dështuar? Ekspertët: Çfarë loje po luan Putin!
07/09 11:32
Top Channel/ Kush është Ulrich Siegmund, lideri i AfD-së: Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”!
07/09 11:23
Top Channel/ Fitorja e AfD shokon CDU-në: Merz mbledh partinë, cfarë ndodh tani në Gjermani?
07/09 11:03
Top Channel/ Bie avioni i Amazon në Miami, 5 të vdekur: Përplaset me makinat e shpërthen në flakë!
07/09 11:01
Top Channel/ Zelensky: Luftë edhe gjatë dimrit! Ç’ndodhi me takimet e Kushner-Witkoff
06/09 22:54
Top Channel/ E djathta ekstreme fiton bindshëm në Gjermani, CDU rënie dramatike
06/09 22:49
Top News – Moska gati të sulmojë Gjermaninë. Lavror i prerë – Ky është fillimi i vërtetë i luftës
06/09 15:28
Top Channel/ A i mbron dot Anglia ishujt?/ Ishujt Falkland, Argjentina i ka shpresat tek Trump
06/09 15:03
Top Channel/ Rusia: Gjermania nisi një luftë/ Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Kiev për bisedime
06/09 14:59
Top Channel/ Vullkani anulon fluturime/ Situatë kaotike në Indonezi, njerëzit mbesin në aeroporte
06/09 13:57
Top News- Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, Irani sulmon dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit
06/09 13:37
Top News- Çfarë u tha Putini amerikanëve…të dërguarit e Trump ikin nga Moska nisen drejt Kievit
06/09 12:59
Top News-Ylli televiziv dënohet me vdekje, bashkëpunimi me kriminelët e lidhjet në trafikun e drogës
06/09 12:09
Top News- Avioni luftarak F-4E Phanton shpërtheu pas rrëzimit, Forcat Ajrore greke në alarm
06/09 12:06
Top Channel/ Të dërguarit e SHBA Witkoff dhe Kushner për bisedime në Kiev pas takimit me Putinin
06/09 11:34
Top News- Maskat bllokojnë rrugët në Britani: Ndaloni varkat! Përzini emigrantët!
06/09 11:14