Zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres Aleksandër Krrashi, I cili u përfshi në aksidentin ku humbën jetën katër të rinjtë. Ai tregoi para hetuesve se sapo ka hyrë në rrugën kryesore iu fik mjeti I tonazhit të rëndë pasi I mbaroi kabruranti. Krrashi tregoi se u përpoq dy herë që të ndizte por nuk ia doli. E për këtë arsye u largua drejt pikës së karburantit për të blerë naftë por harroi që të ndezë bllokazhin. Mësohet se herën e parë ai nuk tregoi të vërtetën para hetuesve, pasi u përpoq të fshihte ngjarjen. Sipas buriemve pranë grupit hetimor, shoferi 24-vjeçar tregoi se mjeti e goditi nga mbrapa gjatë kohës që ishte në lëvizje.