Zbardhet e gjithë kronologjia e atentatit mafioz në Rinas. Sipas burimeve gazetarja e Top Neës Alketa Shaba raporton se njëri prej vrasësve ka znritur nga mjeti tip toyota me targa greke dhe më pas ka hapur derën e makinës ku ndodhej viktima dhe i plagosuri dhe ka hapur zjarr. I gjithë momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve rreth zonës së aeroportit. Më pas autori pasi konfirmoi që e vrau objektivin që mendohet të ketë qenë Gilmando Dani, hipi në mjetin me targa greke dhe iku me shpejtësi drejt zonës së Fushë Krujës, ku dhe më pas mendohet se dogjën mjetin.