Top News – Më i nxehti në historinë e njerëzimit… ’E vulosur!’, korriku theu të gjitha rekordet
08/08/2023 14:29

Organizata evropiane që monitoron klimën e ka bërë zyrtare konstatimin: Korriku i vitit 2023 ishte muaji më i nxehtë në Tokë i regjistruar ndonjëherë. Temperatura mesatare botërore në muajin korrik prej 16.95 gradë Celsius, por këtë vit ishte një e treta e gradës më e lartë sesa rekordi paraprak i regjistruar më 2019, tha Shërbimi për Ndryshime Klimatike, një degë e programit hapësinor të Bashkimit Evropian. Thyerja e rekordeve të temperaturave globale zakonisht bëhet me të qindrat ose me të dhjetat e një grade, prandaj diferenca aktuale është e pazakontë. “Këto rekorde kanë pasoja të rënda për njerëzit dhe planetin që po ekspozohen gjithnjë e më shpesh ndaj ngjarjeve ekstreme dhe intensive”, tha drejtoresha e këtij shërbimi, Samantha Burgess. Valë vdekjeprurëse të të nxehtit kanë goditur jugperëndimin e Shteteve të Bashkuara, Meksikën, Evropën dhe Azinë. Disa studime kanë fajësuar ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, sikurse djegia e qymyrit, përdorimi i naftës dhe i gazit natyror. Ditët gjatë korrikut ishin më të nxehtat që janë regjistruar ndonjëherë. Temperaturat ishin aq të larta sa që Shërbimi i BE-së dhe Organizata Botërore e Meteorologjisë bënë një njoftim të mëhershëm se korriku pritej të ishte më i nxehti në histori, para se muaji të përfundonte. Njoftimi i 8 gushtit vetëm ka konfirmuar këto konstatime. Korriku i këtij viti ishte 1.5 gradë Celsius më i nxehtë se në kohët paraindustriale. Më 2015, shtetet e botës u pajtuan që të parandalonin ngrohjen afatgjatë që është 1.5 gradë më e nxehtë sesa në epokën paraindustriale. Korriku i këtij viti ishte 0.7 gradë Celsius më i nxehtë sesa mesatarja e regjistruar në këtë muaj në periudhën 1991-2020, tha Shërbimi i BE-së. Oqeanet e botës, ndërkaq janë për gjysmë gradë më të nxehtë sesa në 30 vjetët paraprak dhe temperatura në Atlantikun e Veriut ishte 1.05 gradë më e nxehtë sesa është mesatarisht. Ndërkaq, Antarktiku këtë vit ka shënuar nivelin më të ulët të akullit, 15 për qind më pak se mesatarja që regjistron zakonisht në këtë periudhë të vitit.

Top Channel/ Izraeli, 1 mijë bomba në ditë! Kanë lëshuar afro 5 mijë bomba deri tani
04/03 19:37
Top Channel/ Sulmet e koordinuara SHBA-Izrael, BE: Konflikti nuk do të ketë efekt të menjëhershëm
04/03 19:17
Top Channel/ “E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”, banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e…
04/03 19:16
Top Channel/ Kina i bën thirrje Izraelit për ndërprerje të menjëhershme të sulmeve kundër Iranit
04/03 19:15
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, zyrtari i lartë amerikan: Kemi fundosur 17 anije iraniane
04/03 19:15
Top Channel/ Lufta i afrohet Shqipërisë? NATO rrëzon raketën iraniane në Turqi
04/03 19:14
Top News – NATO tërhiqet në luftën në Iran / Turqia shkatërron raketën balistike, po afrohej
04/03 17:35
Top Channel/ Izraeli po sulmon Libanin, IDF ka hyrë në qytetet libaneze
04/03 15:38
Top Channel/ NATO shkatërron raketën e Iranit në Turqi: Do reagojmë! Evakuime masive në Qipro!
04/03 15:23
Top Channel/ Lufta e Iranit:U mbyllën për 2 ditë, rihapen bursat në lindje: Si lëviz cmimi i naftës!
04/03 15:06
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
Top News – Qytetet e nëndheshme të raketave / Irani publikon pamjet, një rrjet pa fund tunelesh
04/03 14:40
Top Channel/ Trump sulmoi Spanjën, Sanchez: S`duam luftë! Carney: U shkel ligji ndërkombëtar
04/03 14:33
Top News-‘Zgjohen’ celulat e fjetura të Iranit / Hakmarrja e mullahëve, ‘gati të sulmojnë’ Britaninë
04/03 14:31
Top News-‘Zgjidhet’ lideri i ardhshëm suprem / Djali i Ajatollahut është gjallë,shënjestër e Trumpit
04/03 14:12
Top Channel/ I “zhdukën” udhëheqjen, kush janë liderët iranianë të vrarë nga sulmet e SHBA-Izrael?!
04/03 12:19
Top Channel/ “Do mbrojmë Ballkanin”, shefi i NATO-s: Nuk lejojmë vakum, KFOR i fuqishëm!
04/03 12:14
Top Channel/ Izraeli kërcënon Ajatollahun e ri: Cdo lider suprem, shënjestër eliminimi!
04/03 12:13
Top Channel/ Masakër me dronë kamikazë, Irani kërcënon Europën: Franca kryqëzor bërthamor në Mesdhe!
04/03 12:10
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme. SHBA largon personelin nga Ambasada në Qipro
04/03 11:58
DIGITALB DIGITALB