Dy rusët dhe një ukrainas, të cilët tentuan të hynin brenda zonës ushtarake në Uzinën e Gramshit muaj më parë, kishin kryer dhe filmime të tjera. Tre shtetasve Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov u janë gjetur pamje filmike të marra përmes dronit apo dhe telefonave. Ditët e fundit të udhëtimit të tyre në Shqipëri tre të rinjtë kanë filmuar dhe dy objekte të rëndësisë së veçantë, si Reparti RENEA, pamje që u gjetën në aparatet fotografike.