Është zbardhur dëshmia e Erion Veliajt në seancën gjyqësore për masën e sigurisë që u zhvillua të mërkurën. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku i Tiranës ka ngritur disa pikëpyetje të forta lidhur me arsyet që sollën arrestimin e tij të nxituar. Ai i është drejtuar prokurorit të dosjes, Olsi Dado, duke e akuzuar se pas arrestimit qëndrojnë arsye politike.