Gjykata Kushtetuese ka caktuar 17 janarin si datë për shqyrtimin e ankimimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, bërë ndaj vendimit të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që e la atë në arrest shtëpie. Lajmi është dhënë nga vetë Gjykata Kushtetuese, e cila ka publikuar në faqen e saj zyrtare datën për shqyrtimin e kësaj ankese.