Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Petrit Manaj, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij Valentina Manaj një ditë më parë. Manaj u arrestua të martën si autor i vrasjes së gruas së tij, fill pasi ekspertiza mjekoligjore vërtetoi që 50 vjecarja nuk kishte kryer vetëvrasje ashtu sic fillimisht u raportua, por ishte vrarë. Motivi i tragjedisë brenda familjes ishte xhelozia. Pas seancës gjyqsore, avokati i autorit të krimit të rëndë u shpreh se ky i fundit ka thënë për trupën gjykuese se gruaja e tij se bashku me një të afërmin e tyre kanë tentuar ta vrasin atë me një gjilpërë në gjumë.