Top News/ ‘Me apo pa armët britanike, do fitojmë’/ Netanyahu: Londra, vendim të gabuar e të turpshëm
03/09/2024 16:40

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka cilësuar si të turpshëm vendimin e Qeverisë së Britanisë së Madhe, për pezullimin e licencave të eksportit të disa lloje armësh në Izrael. “Ky vendim i turpshëm nuk do ta ndryshojë përkushtimin e Izraelit për ta mposhtur Hamasin, i cili është organizatë terroriste që vrau egërsisht 1.200 njerëz më 7 tetor, përfshirë 14 shtetas britanikë”, tha Netanyahu në një postim në rrjetet sociale. Qeveria britanike bëri me dije të hënën se ka pezulluar 30 prej 350 licencave të eksportimit të armëve me Izraelin, për shkak të rrezikut se ato mund të përdoren për të kryer shkelje të rënda të ligjit humanitar ndërkombëtar. Vendimi, u mor një ditë pasi forcat izraelite nxorën trupat e gjashtë pengjeve nga një tunel në Rripin e Gazës. Teksa nuk shpreh tërheqje nga synimet e tij, Netanyahu deklaroi se Hamasi ende po i mban mbi 100 pengje, përfshirë 5 shtetas britanikë, ndërsa I vendosur shprehet se me apo pa armët britanike, Izraeli do ta fitojë luftën. Eksporti i armëve britanike përbën më pak se 1 për qind të totalit të armëve që importon Izraeli, ndërsa lufta në Gazë ka bërë që më shumë se 40.000 palestinezë të vriten, sipas autoriteteve

Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top Channel/ 232 amerikanë të plagosur, Pentagoni: mbi 200 u kthyen, Iran-Izrael vijojnë sulmet
20/03 23:21
Top Channel/ “Nuk jemi në lidhje”, Brikena sqarohet me Mateon për marrëdhënien mes tyre
20/03 22:11
Top Channel/Udhëheqësi i ri i Iranit mohon sulmet ndaj Turqisë e Omanit: Mashtrim për të na përçarë
20/03 20:50
Top Channel/ Franca ndalon anijen me naftë ruse në Mesdhe, reagon Macron: Synojnë të financojnë…
20/03 20:49
Top Channel/ “Vëllai të takoi me xham në mes” Stenaldo përplaset me Rogertin, banori: Nuk e bëjmë…
20/03 20:47
Top Channel/ Trump: NATO, frikacake! Duam të negociojmë me Iranin, por liderët e tyre kanë vdekur
20/03 20:01
Top Channel/ Mesazhet e Brukselit për Shqipërinë, PE: Mbështesim SPAK, jo protesta të dhunshme
20/03 19:57
Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top News- Magazina me kanabis në Peqin/ Lirohet drejtori i burgut, shpallet në kërkim i vëllai
20/03 19:17
Top Channel/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, pamje nga festimet në gjithë Shqipërinë
20/03 17:35
Top News – SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë, rritje dinamike dhe investime në rajon
20/03 16:52
Top News – 305 amendime për raportin e Schieder. Grekët për pakicat, perëndimi për drejtësinë e SPAK
20/03 16:39
Top News- Ambasada e SHBA uron Fiter Bajramin/ Trump: Kujtesë për lirinë fetare, parimin themelor
20/03 16:29
Top Channel/ Garë për drejtuesit e QSUT! 9 shërbime me shefa të rinj, zbardhen kandidatët
20/03 15:31
Top Channel/ Shqetësim për aaftën epizootike! Shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve
20/03 15:29
Top News – Turizmi dhe ndërtimi. Dy sektorët që mbajnë në këmbë shërbimet
20/03 15:29
Top Channel/ Vizita për minierën, mediat greke: Arsyeja e takimit të ambasadores së SHBA me Rama
20/03 15:19
Top Channel/ Paqe për Fitër Bajram/ Rama dhe Berisha urojnë festën me mesazhe në rrjetet sociale
20/03 15:10
Top Channel/ Gëzuar Fitër Bajramin/ Urimi i Top Channel për të gjithë besimtarët muslimanë shqiptarë
20/03 15:00
DIGITALB DIGITALB