Ish kryeministri Sali Berisha, ka komentuar veprimin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili pranoi se ka punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska. Në një deklaratë për mediat, Berisha thotë se McGonigal ka shkelur betimin si dhe ka tradhtuar FBI-në, duke shfrytëzuar detyrën e besuar. Ish kryeministri e akuzoi ish-agjentin e FBI-së për bashkëpunim të ngushtë me Edi Ramën “për shkatërrimin e opozitës shqiptare”.