Mesditën e së premtes, një 59-vjeçar humbi jetën teksa pushonte në plazhin e Qerretit. Dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak që ndodhi në momentin kur ai hyri në det. Grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Ndërkohë po këtë të premte dy shtetase të huaja nga Ukraina rrezikuan mbytjen në zonën pranë Lungomares, në Vlorë. Ato ndodheshin disa metra larg bregut kur u vunë re nga pushuesit. Fitim Bozheku, vrojtues plazhi në zonën pranë, ndërhyri menjëherë duke u ofruar ndihmën e parë dhe duke i nxjerrë në breg.