Tre nga katër aeroportet ndërkombëtare të Moskës u mbyllën përkohësisht për trafikun mëngjesin e të hënës për shkak të një sulmi me dronë ukrainas, sipas agjencive ruse të lajmeve. Aeroportet e mbyllura janë Sheremetevo, Domodedovo dhe Zhuskovski. Më herët, kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobianin kishte thënë se një dron ishte rrëzuar nga mbrojtja kundër-ajrore mbi kryqytetin rus. Ministria ruse e mbrojtjes tha se ishin rrëzuar gjatë natës dronë ukrainas mbi tre rajone ruse, përfshirë dy të drejtuar për në moskë. Dronë ishin rrëzuar edhe në rajonin e Brianskut, që kufizohet me ukrainën dhe në rajonin e Kalugas, në jugperëndim të Moskës.