Top News/ ‘Mburoja lindore’ përballë Rusisë / Polonia fortifikon kufirin, Tusk inspekton punimet
01/12/2024 14:37

Kryeministri i Polonisë Donald Tusk inspektoi një ditë më parë kufirin e vendit të tij me rajonin rus të Kaliningradit për të parë nga afër përparimin e bërë në ndërtimin e fortifikimeve ushtarake përgjatë kufirit lindor e duke e quajtur atë "një investim për paqe". Vizita e Tusk vjen një muaj përpara se Polonia të marrë presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian. Zyrtarët polakë thonë se përparësi e tyre është nxitja e vendeve të tjera anëtare që të forcojnë mbrojtjen në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë dhe ndryshimeve që pritet të ndodhin së shpejti në Uashington. Disa udhëheqës evropianë janë të shqetësuar se administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mund të jetë më pak e përkushtuar për mbrojtjen e Evropës. Tusk propozoi gjithashtu këtë javë që Polonia dhe vendet nordike dhe baltike të kryejnë patrullime të përbashkëta në Detin Baltik, që ka rëndësi strategjike, pas prerjes së kabllove nënujore të komunikimit, që dyshohet se ishte vepër sabotimi. Qeveria dhe ushtria e Polonisë filluan këtë vit ndërtimin e një sistemi mbrojtës, të quajtur “Mburoja Lindore” . Ai do të përfshijë afërsisht 800 kilometra përgjatë kufirit të Polonisë me Rusinë dhe Bjellorusinë, në një kohë kur zyrtarët perëndimorë akuzojnë Rusinë për kryerjen e sulmeve hibride kundër Perëndimit. Polonia ka qenë në mëshirën e fqinjëve agresivë gjatë shekujve të fundit dhe është bërë një nga mbështetëset kryesore të sigurisë evropiane në një kohë kur Franca dhe Gjermania janë dobësuar nga problemet e brendshme politike. Polonia synon të shpenzojë 4.7% të prodhimit të saj të brendshëm bruto për mbrojtjen vitin e ardhshëm, duke e bërë atë një nga vendet e NATO-s në shpenzimet më të larta në fushën e mbrojtjes. Qeveria e Kryeministrit Tusk vlerëson se projekti strategjik i fortifikimit ushtarak të kufirit lindor do të kushtojë të paktën 2.5 miliardë dollarë. Kufijtë e Polonisë me Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën janë kufijtë e jashtëm më lindorë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Top Channel/ Kriza në Kongres! Trump shtyn përpara mega-projektligjin, republikanët të përçarë
03/07 23:00
Top Channel/ “Mos bashkëpunoni me…”, Hamasi paralajmëron ashpër palestinezët: Do merren masa
03/07 23:00
Top Channel/ Të burgosurit politikë rusë letër udhëheqësve botërorë: Na lironi, tortura…
03/07 22:59
Top Channel/ Telefonata Trump-Putin! Liderët nuk i ndahen njëri-tjetrit, në fokus…
03/07 22:58
Top News- Trump e Putin flasin në telefon, zbardhet çfarë i tha për Ukrainën dhe Iranin
03/07 22:49
Top Channel/ Biseda me Trump, Putin nuk tërhiqet dhe vë kushte për paqen
03/07 22:38
Top Channel/ Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, në spital përfundon dhe autori
03/07 20:27
Top News- Qeveria, kusht për heqjen e masave/ Terras: Pengesë për BE mosformimi i institucioneve
03/07 20:25
Top Channel/ Fajtor për dy krime të rënda, Sean “Diddy” do të mbetet në burg deri në dënimin e tij
03/07 20:25
Top Channel/ Masakër në një klub nate në Çikago, 4 viktima e 14 të plagosur nga të shtënat
03/07 20:02
Top News – Situatë ‘apokaliptike’ në Gaza / Ekspertja e OKB-së: Të ndërpritet tregtia me Izraelin
03/07 15:12
Top News – Kërkon garanci për armëpushimin / Hamasi i përgjigjet SHBA-së: T’i jepet fund luftës
03/07 15:09
Top News – I nxehtë ferri, shkrihet autostrada në Itali /‘Çmendet’ termometri, 100 viktima në spanjë
03/07 14:56
Top News – Eleminohet numri dy i marinës ruse / Ukraina ‘godet’ sërish, sulm në rajonin e Kurskut
03/07 14:53
Top Channel/ “Serbia të mos gëzojë kot”, ambasada gjermane në Prishtinë: T`i thërrasin mendjes!
03/07 14:48
Top News – Po i afrohet me shpejtësi tokës / Shkencëtarët të hutuar: Një objekt ndëryjor po vjen
03/07 14:48
Top News – Italia ‘ka frikë’ nga Rusia: Brenda 5 vitesh, kërcënim ushtarak për tokën e NATO-s
03/07 14:46
Top Channel/ I nxehti përvëlues, Franca dhe Zvicra mbyllin centralet bërthamore: “Nuk ftohen dot”!
03/07 14:45
Top News – Ryanair e easyJet anulojnë fluturimet / Francë, kontrollorët e trafikut ajror në grevë
03/07 14:38
Top Channel/ Zjarret “shkrumbojnë” Kretën, evakuohen qindra turistë!
03/07 12:20