Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka nisur një udhëtim nëpër disa prej shteteve afër Rusisë, për t’u thënë se e kanë mbrojtjen e NATO-s dhe përkrahjen e SHBA-së. Lindja e Evropës ka marrë vëmendjen e botës dhe sekretari amerikan nisi vizitat e tij në disa prej shteteve baltike, për t’u dhënë atyre siguri, se nëse rrezikohen nga ndonjë sulm, kanë NATO-n nga mbrapa.