Partia Demokratike nuk do të mbështesë nismën e Edi Ramës për ndryshimet ligjore që u ndalojnë gjykatave që të pezullojnë nga detyra ministrat e kabinetit qeveritar. Opozita nuk përjashton mundësinë që këtë nismë ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Në konferencën e kësaj të marte me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha e la të hapur si mundësi, teksa shprehu besimin se nisma do të rrëzohet së bashku me qeverinë përmes kryengritjes opozitare.