Top News – Mbreti i mungesave në punë/ Itali, mori pagën pa u paraqitur për plot 15 vite
21/04/2021 21:03

Një punonjës i sektorit publik i cilësuar si mbreti i të munguarve, nga shtypi italian, thuhet se ka thyer rekordin kombëtar pa u paraqitur në punë asnjë ditë për plot 15 vite. Policia thotë se punonjësi i spitalit ka vijuar të paguhet cdo muaj, me një total prej 538 mijë eurosh, pavarësisht se nuk është paraqitur në spitalin Puljeze Ciaccio, në qytetin kalabrez të Katanzaros, që nga 2005. Tani, në moshën 67 vjecare, ai përballet me akuzën për abuzim me detyrën, mashtrim dhe zhvatje të rënduar. Gjashtë menaxherë po ashtu po hetohen nën dyshimin se kanë luajtur rol në mbulimin e mungesës së tij, që në fakt është një fenomen i njohur në sektorin publik në itali. Në një hetim me emrin e koduar Part Time, policia mblodhi të dhëna nga paraqitja në punë dhe listë pagesat si edhe mori dëshmitë e kolegëve të tij. Në 2005, burri thuhet se kishte kërcënuar drejtoreshën e spitalit pasi ajo e kishte paralajmëruar se do të hartonte një raport disiplinor për mungesat e tij. Drejtoresha më pas doli në pension dhe mungesat e burrit vazhduan pasi prania e tij në punë nuk u kontrollua kurrë nga pasuesit ose nga departamenti i burimeve njerëzore – tha policia. Në 2016 qeveria ashpërsoi ligjin pasi disa hetime të policisë treguan se sa i përhapur ishte fenomeni i marrjes së pagës pa shkuar në punë në sektorin publik. Në një hetim në bashkinë e sanremos, policia konstatori se 35 punonjës kishin mashtruar sistemin për të paktën dy vjet. Në një tjetër rast, një polic trafiku që jetonte në të njëjtën godinë ku punonte, u filmua teksa chekonte për të konfirmuar paraqitjen në punë, me të brendshme, dhe më pas iu kthye gjumit në shtëpi.

Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37
Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07 14:31
Top News – Kievi sulmon Moskën, mbyllen aeroportet/ Goditen avionët e Putinit, 120 dronë gjatë natës
06/07 13:51
Top News – ‘Qielli u ngjyros me të kuqe’ / Banorët në arrati nga zjarret, panik në Francë
06/07 13:46
Top News – Dalai Lama mbush 90 vjeç / ‘Festë’ në Himalaje, mijëra njerëz në ceremoni
06/07 13:32
Top News – Hapet toka, ‘gëlltit’ dy kamionë / Gropë masive në mes të qytetit, nuk ka të lënduar
06/07 13:30
Top News – Izraeli, bisedime me Hamasin / Dërgon delegacion në Katar, kërkohet armëpushim
06/07 11:56
Top News – “Fundi” i Trumpit, vjen partia e re / Musk themelon “Partinë Amerikane”, sfidon sistemin
06/07 11:52
Top News – Rusia përgatit ofensivë të re / Synon verilindjen e Ukrainës, komandanti zbulon planin
06/07 11:52
Top News – Rrafshohet kampi, zhduken fëmijët / ‘Fatkeqësi natyrore’ në Teksas, të paktën 51 viktima
06/07 11:50
Top News – Ajatollahu ‘del nga bunkeri’ / Lideri suprem i Iranit, në publik për herë të parë
06/07 11:49
Top Channel/ “America Party” e Elon Musk/ Themelon partinë e tij pak javë pas sherrit me Trump
06/07 10:55
Top Channel/ Izraeli, bisedime me Hamas/Tel Avivi dërgon delegacion ne Doha, do flasin me ndërmjetës
06/07 10:50
Top Channel/ Dalai Lama feston 90-vjetorin/Lutje për paqe dhe përplasjeje me Kinën për pasardhësin
06/07 10:49