Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e kësaj të premteje miratuar emërime të reja të përkohshme të 6 prokurorëve. Gjatë seancës online, e cila u zhvilluar pa pjesëmarrjan e prokurores Nurihan Seiti, e cila mungoi për arsye personale, u vendosën ndryshimet e reja në organet hetuese. Ish-prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku nga prokurore në Shkodër ku ishte para se të emërohej si kryeprokurore, është caktuar tani që të ushtrojë detyrën e saj në Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit.