Top News – Mblidhen ekspertët e sigurisë, do vlerësojnë vaksinën e Oxfordit dhe AstraZeneca-s
16/03/2021 12:06

Ekspertë të vaksinave nga organizata botërore e shëndetësisë janë mbledhur për të rivlerësuar vaksinën e Oxfordit dhe AstraZeneca-s, pasi disa vende evropiane ndaluan përdorimin e saj. Ka patur një numër rastesh në Evropë të mpiksjeve të gjakut, të raportuara pas administrimit të vaksinës. Por numrat janë nën nivelin që mund të pritej në popullatën e përgjithshme. Rregullatori britanik i ilaçeve dhe OBSH tha se nuk ka prova për një lidhje mes tyre. Agjencia evropiane e ilaçeve, EMA, rregullatori i BE , po ashtu është mbledhur sot. Pritet që ajo të shpallë vendimin e saj për vazhdimin e përdorimit të vaksinës së Oxfordit dhe AstraZeneca-s, të enjten. Rreth 17 milionë njerëz në BE dhe Britaninë e Madhe kanë marrë një dozë vaksine ndërkohë që më pak se 40 janë rastet e mpiksjeve të gjakut të raportuara deri javën e shkuar – tha AstraZeneca. Shqetësimet se mund të ketë një lidhje mes vaksinës dhe rasteve shqetësuese bënë që 11 vende evropiane të pezullojnë përkohësisht përdorimin e vaksinës, mes tyre gjermania, Franca, Italia dhe Spanja. Vende të tjera, përfshirë Austrinë, kanë ndaluar përdorimin e disa serive të ilaçit si masë parandaluese. Sidoqoftë, Belgjika, Polonia, Republika ceke dhe Ukraina thanë se do të vazhdojnë të administrojnë vaksinën. Ndërsa në Tajlandë, kryeministri i vendit u bë personi i parë që mori vaksinën e AstraZeneca-s

Top News- Trump do me çdo kusht Groenlandën, godet Evropën: Nuk po shkon në drejtimin e duhur
21/01 20:30
Top Channel/ Rutte: Po punoj për Groenlandën! E vetmja rrugë e zgjidhjes është…
21/01 19:36
Top Channel/ Trump trondit Europën në Davos: S’jeni në rrugën e duhur!
21/01 19:32
Top Channel/ Tensionet me SHBA-në për Groenlandën, Norvegjia paralajmëron qytetarët
21/01 17:07
Top Channel/ Ekzekutimi i snajperistit, kush është 26-vjeçari që u dorëzua, shok me ‘Babalen’
21/01 17:00
Top Channel/ Donald Trump kritikon Europën në Davos: Nuk po ecën në drejtimin e duhur
21/01 15:30
Top Channel/ “Godisni Trumpin”, Guvernatori i Kalifornisë thirrje europianëve: Keni shtyllë apo jo!
21/01 15:11
Top Channel/ Trump në Davos, propozim për Groenlandën: Besoj NATO do të jetë “e lumtur”!
21/01 15:08
Top Channel/ Zgjerimi në detin Jon, Dendias: Ky është vetëm hapi i parë!
21/01 15:04
Top News- Përgatituni për pushtim amerikan! Kryeministri i Greenlandës paralajmëron: Kohë e vështirë
21/01 14:46
Top News – Gara e madhe për Arktikun / Pse Rusia, Kina dhe SHBA e kanë në shënjestër?
21/01 14:43
Top News – Do ‘fshijë Iranin nga faqja e dheut’/ Trump urdhëron ‘plan ushtarak’, do rrëzojë regjimin
21/01 14:41
Top News – Evropa do të mbrojë SHBA-në / Shefi i NATO-s siguron Trumpin: ‘Po, do të vijnë!’
21/01 14:33
Top News – Ndryshim sizmik në rendin botëror! BE në udhëkryq, të heqë dorë nga kujdesi tradicional
21/01 13:45
Top News-‘Aleatët respektojnë, kundërshtarët frikësohen’/ Trump thotë se ndali luftën mes Kosovës e…
21/01 13:44
Top News – Shkatërrohet rrjeti i drogës sintetike / EUROPOL: ‘Operacioni më i madh ndonjëherë’
21/01 13:21
Top News – Edhe Meloni i thotë ‘jo’ Trumpit / Refuzon ftesën për të marrë pjesë në ‘Bordin e Paqes’
21/01 13:20
Top News – Vrau ish kryeministrin, burg përjetë / Dënohet autori tre vite pasi tronditi botën
21/01 13:19
Top News – Ukraina në dimrin më të hidhur…Rusia godet ngrohjen dhe energjinë elektrike
21/01 13:10
Top Channel/ Zelensky “bojkoton” Davosin: S`kemi nevoja për politika boshe, por rezultate konkrete!
21/01 12:01
DIGITALB DIGITALB