Këshilli i Mandateve u mblodh pak pas orës 10 në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, ku në rend dite ka vetëm një pikë, shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Mbledhja nisi me debatet proceduriale mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me kërkesën për zhvillimin e saj të hapur për publikun dhe me praninë e mediave, apo jo.