Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të hënën që të mbajë nën sekuestro listën me 34 pasuri në emër të Ervis Martinajt dhe të familjarëve të tij. Vlera totale e këtyre pasurive përllogaritet deri në 5 milionë euro. Shifra tingëllon e majme, porn ë krahasim me të ardhurat që vjetore që bosi i lojërave të fatit siguronte çdo vite është një thërrimëz. Nga dosjet hetimore të policisë, raportet vjetore të qarkullimit të lojërave të fatit, aksionet e ndërmarra kundër këtyre lojërave në të zezë, përllogaritet se Martinaj ndër vite ka vënë një pasuri nga 500 deri në 600 milionë euro.