Top News – Mbi 400 marka/ Pritet ta bojkotojnë Facebook
01/07/2020 18:48

Më shumë se 400 marka të njohura, përfshirë ikonat globale si, Coca-Cola, Adidas dhe Starbucks, pritet të largojnë reklamat e tyre nga gjiganti Facebook, prej 1 korrikut. Ky hap besohet se është marrë pas raportimeve se negociatat kanë dështuar që të parandalojnë bojkotin njëmujor, si përgjigjje ndaj gjuhës së urrejtjes që ekziston në këtë platoformë. Aktivistët për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara u kanë kërkuar ndihmë korporatave që t’i bëjnë presioni Facebook-ut për të ndalur gjuhën e urrejtjes pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd teksa ka qenë në mbajtje policore. Organizata si Anti-Defamation League, National Association for the Advancement of Colored People (NAACP), dhe Color of Change, kanë nisur fushatën “Ndalni Urrejtjen për Përfitim”, pas vdekjes së Floydit. Ky grup ka paraqitur 10 kërkesa për rrjetin social, duke përfshirë mundësinë që ata që janë përballur me ngacmim online, të kenë mundësi të flasin me një punëtor të Facebook-ut. Sipas agjencisë së lajmeve, Reuters, të paktën dy takime në mes të zyrtarëve të lartë të Facebook-ut dhe reklamuesve janë mbajtur më 30 qershor, në prag të bojkotit njëmujor. Reuters ka cituar disa burime të kenë thënë se gjiganti Facebook, nuk ka ofruar metoda sesi do ta luftojë gjuhën e urrejtjes, çka ka zemëruar reklamuesit. Bojkoti i paralajmëruar nuk pritet të ketë ndikim të madh te Facebooku, i cili vitin e kaluar ka thënë se 100 reklamuesit më të mëdhenj kanë kontribuuar në 20 për qind të buxhetit total prej 70 miliardë dollarëve brenda një viti.

Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37
Top News – Foshnjet ruse ‘flasin’ për gjeopolitikë / Indoktrinim në moshë të vogël, liderët me IA
06/07 14:31
Top News – Kievi sulmon Moskën, mbyllen aeroportet/ Goditen avionët e Putinit, 120 dronë gjatë natës
06/07 13:51
Top News – ‘Qielli u ngjyros me të kuqe’ / Banorët në arrati nga zjarret, panik në Francë
06/07 13:46
Top News – Dalai Lama mbush 90 vjeç / ‘Festë’ në Himalaje, mijëra njerëz në ceremoni
06/07 13:32
Top News – Hapet toka, ‘gëlltit’ dy kamionë / Gropë masive në mes të qytetit, nuk ka të lënduar
06/07 13:30
Top News – Izraeli, bisedime me Hamasin / Dërgon delegacion në Katar, kërkohet armëpushim
06/07 11:56
Top News – “Fundi” i Trumpit, vjen partia e re / Musk themelon “Partinë Amerikane”, sfidon sistemin
06/07 11:52
Top News – Rusia përgatit ofensivë të re / Synon verilindjen e Ukrainës, komandanti zbulon planin
06/07 11:52
Top News – Rrafshohet kampi, zhduken fëmijët / ‘Fatkeqësi natyrore’ në Teksas, të paktën 51 viktima
06/07 11:50
Top News – Ajatollahu ‘del nga bunkeri’ / Lideri suprem i Iranit, në publik për herë të parë
06/07 11:49
Top Channel/ “America Party” e Elon Musk/ Themelon partinë e tij pak javë pas sherrit me Trump
06/07 10:55
Top Channel/ Izraeli, bisedime me Hamas/Tel Avivi dërgon delegacion ne Doha, do flasin me ndërmjetës
06/07 10:50
Top Channel/ Dalai Lama feston 90-vjetorin/Lutje për paqe dhe përplasjeje me Kinën për pasardhësin
06/07 10:49
Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45