Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR çeli këtë të premte punën në Shqipëri për mbikëqyrjen e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ditën e zgjedhjeve do të jenë të angazhuar 324 vëzhgues, ndërsa monitorimi i fushatës do të ndiqet nga një ekip i përhershëm prej 24 personash.