Në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar Tempulli, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, u finalizua operacioni policor i koduar "Piramida". Shitnin doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Pas kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve i janë gjetur 310 doza kokaine të gatshme për shitje.