Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në akset lidhëse dhe në ato me frekuentim të lartë, me objektiv parandalimin e aksidenteve. Gjatë javës së fundit u konstatuan 3770 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor; 28 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave u arrestuan ose u proceduan penalisht.