Policia Rrugore thotë se ka shtuar praninë e saj me mjete inteligjente dhe bazë logjistike nëpër akset problematike, por edhe pranë shkollave dhe universiteteve. Nga kontrollet e shtuara me mjete inteligjente dhe dronë janë arrestuar 39 drejtues mjetesh, kryesisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe për mospasje leje drejtimi.