Hetimet e autoriteteve belge, franceze dhe holandeze që nisën që prej vitit 2020, nga ku u zbërthyen shumë biseda në aplikacionin sky ecc, i njohur për përdorimin nga grupet kriminale për të fshheur aktivitetin e tyre të paligjshëm, ka zbuluar grupin e madh të trafikanëtëve që operonin në Europë. Në këtë aplikacion dhe të tjerë të këtij lloji janë gjetur mbi 1 miliard mesazhe, ndërsa janë zbuluar se 1 mijë e 760 prej përdoruesve ishin shqiptarë. Një shifër kjo shumë e lartë, që tregon se prania e mafies shqipfolëse në Belgjike është problematike.