Mbetjet urbane të qytetit të Krujës që prej vitit 2012 depozitohen në këtë që pyll, i cili që prej vitit 2018 nga ministria e mjedisit është shpallur zonë e mbrojtur. Landfilli që ndodhet 3 km larg qendrës së qytetit nuk ka një leje mjedisore. Sipas planit kombëtar të menaxhimit të mbetjeve këto male me plehra duhet të hiqen nga pylli. Sipas bashkisë së Krujës mungesa e një stacioni transferimi pengon dërgimin e tyre pranë landfillit të Sharrës.