Gjykata e Durrësit la në burg shoferin e kamionit ku u gjetën rreth 500 mijë euro të padeklaruara në doganë. Masa e vlerësimit të sigurisë ndaj shtetasit Andon Thanasi u zhvillua pa praninë e gazetarëve, në respektim të protokollit kundër Covid-19. E shoqja ka nxituar të ndjekë mjetin e policisë, për të përshëndetur bashkëshortin e arrestuar dhe siguruar mbështetjen.