Top News – ‘Mbështilluni me batanije!’ Ukrainasit përgatiten për dimër të tmerrshëm
23/11/2022 12:31

Ukrainasit mund të përballen me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike nga tani deri në mars, në mot të ftohtë dhe me borë, sepse sulmet ajrore ruse kanë shkaktuar dëme "kolosale" në rrjetin elektrik, thanë zyrtarët. Për të përballuar situatën, autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve që të grumbullojnë furnizime dhe të largohen nga zonat e goditura rëndë. Sergey Kovalenko, drejtor ekzekutiv i ofruesit privat të energjisë DTEK Yasno, tha se kompania është nën udhëzimet nga operatori shtetëror i rrjetit të Ukrainës për të rifilluar ndërprerjet emergjente në zonat që mbulon, duke përfshirë kryeqytetin, Kievin dhe rajonin lindor të Dnipropetrovsk. “Megjithëse tani ka më pak ndërprerje, dua që të gjithë ta kuptojnë: Me shumë mundësi, ukrainasve do t'u duhet të jetojnë me ndërprerje të paktën deri në fund të marsit,” paralajmëroi zoti Kovalenko në Facebook. “Ne duhet të jemi të përgatitur për opsione të ndryshme, madje edhe ato më të vështira. Mblidhni rroba të ngrohta dhe batanije", u tha ai banorëve ukrainas. Rusia ka nisur gjashtë sulme masive ajrore kundër rrjetit elektrik të Ukrainës dhe pjesës tjetër të infrastrukturës që nga 10 tetori, ndërsa lufta hyn në muajin e nëntë. Ky sulm ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike dhe ka privuar miliona ukrainas nga energjia elektrike, ngrohja dhe uji. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të martën në një fjalim video para një grupi kdeputetësh francez se sulmet me raketa ruse kanë shkatërruar pothuajse gjysmën e objekteve energjetike të vendit "për ta kthyer të ftohtin e dimrit në një armë të shkatërrimit në masë". Më vonë, në fjalimin e tij të përnatshëm me video, ai njoftoi ngritjen e “Pikave të Pamposhtshmërisë” ku njerëzit mund të mblidhen për energji elektrike, komunikim me celular, qasje në internet, ngrohje, ujë dhe ndihmën e parë. Temperaturat zakonisht qëndrojnë nën zero në Ukrainë në dimër, dhe bora tashmë ka rënë në shumë zona, përfshirë Kievin. Autoritetet ukrainase po evakuojnë civilët nga zonat e çliruara së fundmi të rajoneve jugore Kherson dhe Mykolaiv nga frika se dimri do të jetë shumë i vështirë për të mbijetuar.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46