Helikopterët e parë Black Hawk mbërritën në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama. “Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Haëk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë.”