Top News- Të larguarit nga Vettingu/ Përjashtohen nga Magjistratura dhe ‘qeveria e drejtësisë’
14/02/2026 13:10

Ish magjistratët të cilët janë shkarkuar nga Vettingu, i janë shmangur këtij procesi, ose ata që janë skualifikuar më herët nga pozicione të ndryshme për shkak të verifikimit të pasurisë dhe figurës, e humbasin kategorikisht të drejtën për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë si dhe për të kandiduar për pozicione drejtuese në institucionet e larta të drejtësisë. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në ligjin nr 10/2026 për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, që është dekretuar nga presidenti Bajram Begaj, është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi në datë 27 shkurt. Bëhet fjalë për një ligj me 38 nene, i cili ndër të tjera thotë se secili person që do të shprehë interes për të drejtuar Këshillin e Lartë Gjyësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, apo edhe për tu punësuar si pegagod ose ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës, duhet të kalojë një mini Vetting. Për kandidatët nga radhët e avokatëve, nga shoqëria civile apo edhe akademikët, duhet të dorëzojnë deklaratën e pasurisë dhe interesave private pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave si dhe pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar. Këto verifikime të rrepta do të bëhen me qëllim për të kontrolluar integritetin, pastërinë e figurisë dhe pasurinë e secilit prej kandidatëve. Një pikë e nenit 28 përcakton se kandidati nuk mund të kalojë verifikimin e pasurisë dhe figurës kur ai ka mungesë të ligjshme të burimeve financiare, ka fshehur pasuritë, ka kryer deklarim të rremë, kur gjendet në konflikt interesi me gjetjet e ILDKPKI, kur ka lidhje apo kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar etj. Nga këto ndryshime, preket edhe Inspekori i Lartë i Drejtësië, ku magjistratët do të kenë një mandat 5-vjeçar me të drejtë riemërimi dhe do të gëzojnë pagën dhe përfitimet e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit. Për këshilltarët dhe ndihmësit ligjorë të prokurorive dhe gjykatave, ata tashmë do të duhet ti nënshtrohen një programi teoriko-praktik njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. Ish gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu kanë marrë deri më tani 12 milionë euro trajtim financiar nga buxheti i shtetit. Shifra u publikua nga kryeministri Edi Rama në rrjetin social X pak ditë më parë, kur Gjykata Kushtetuese u tërhoq për vendimarrje lidhur me pagat e gjyqtarëve. Ccështja për rritjen e pagave të gjyqtarëve ka përfshirë në debat edhe kryeministrin Rama, që e ka cilësuar kërkesën të paprecedent, teksa i ka bërë thirrje Kushtetueses që të mos ja lërë këtë njollë turpi Shqipërisë.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19