35-vjeçari Spiro Dhimaleksi, i cili një ditë më parë mbajti peng dhe kërcënoi jetën e prindërve në Himarë, pas trajtimit mjekësor në Spitalin e Vlorës për shkak të disa dëmtimeve me thikë, këtë të premte është shtruar dhe po mbahet në mbikëqyrje në Spitalin Psikiatrik ‘Ali Mihali’. Sipas mjekëve psikiatër, 35 vjeçari nuk ka kartelë me diagnozë të problemeve të shëndetit mendor, por rezulton përdorues i lëndëve narkotike, në fazë të rënduar. Gjatë komunikimit me mjekët, Dhimaleksi ka qenë më i kthjellët, ndërkohë shërbimeve policore i ka thënë se veprimin e ka bërë pasi dyshon që prindërit duan t’i marrin pronën.Mësohet se 35-vjeçari do të duhet të trajtohet nga toksikologë.