Ish nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku u paraqit në SPAKrreth orës 9 të së enjtes për të dëshmuar para Gjykatës së Posaçme në lidhje me procesin gjyqësor të dosjes së njohur si ‘Dosja 5D’. Nën akuzë në këtë dosje janë disa ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës, ndërsa javën e kaluar u mor në pyetje deputeti i PD, Belind Këlliçi