Një 48-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Zvicra drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim për mashtrim me pasojatë rënda. Avni Buci u arrestua nga autoritetet vendase atje, ndërsa këtë të shtunë u dërgua drejt vendit tonë. Sipas njoftimit të Interpol Tirana, Avni Buci, 48 vjeç, shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 21.06.2017, të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar ketë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer më shumë se një herë dhe “Mashtrimi me kredi”.