Top Channel/ “Zarfi duhet të dërgohet në Moskë”, pas zhdukjes së oligarkut, vetëvritet diplomati rus
14/01/2026 19:45

Një shef i shërbimit sekret ushtarak i Rusisë në Qipro, me pozicionin zyrtar sekretar i tretë i ambasadës së Moskës në Nikosia, është gjetur i vetëvrarë në 8 janar. Sipas burimeve qipriote, zyrtarët e njoftuan policinë vetëm më 12. Aleksey Panov la një letër për të justifikuar veprimin e tij, por letra nuk iu dorëzua policisë. “Duhet të dërgohet në Moskë”, ishte përgjigjja. A mund të kontrollohet dhoma e Panovit ? “Jo”, ishte përgjigjja kategorike. Nga kryeqyteti rus vjen një sqarim i pjesshëm, përmes një faqeje interneti zakonisht të mirëinformuar: Panov nuk ishte thjesht një diplomat. Ai ishte kapiten i GRU-së, shërbimit sekret ushtarak. Dhe GRU-së, siç dihet, në vitet e fundit i janë atribuar disa vrasje dhe tentativa atentatesh, si ajo ndaj Sergej Skripalit, ish-spiun (po të GRU-së) që kishte kaluar në anën britanike, i goditur së bashku me vajzën e tij Julia në vitin 2018 me agjentin nervor Novichok (Noviçok). Vetëvrasja e tij është regjistruar vetëm një ditë pasi u raportua zhdukja e oligarkut rus Vladislav Baumgertner. Oligarku i fundit në listën e gjatë të zhdukjeve misterioze dhe vdekjeve “aksidentale” që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kishte vendosur prej kohësh, me maturi, të largohej nga Rusia. Por zhvendosja në Qipro me gjasë nuk mjaftoi për ta shpëtuar: më 7 janar, 53-vjeçari Vladislav Baumgertner doli nga shtëpia e tij në Limassol, i veshur me bluzë dhe pantallona të shkurtra, dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Që nga data 10, kur autoritetet u njoftuan, ka nisur një kërkim në shkallë të gjerë, edhe me ndihmën e dronëve dhe helikopterëve të dy bazave britanike të pranishme në Qipro. Por pa rezultat. Ishulli, prej vitesh në qendër të skenarëve të lidhur me çështje ruse, pasi është një nga pak vendet perëndimore që u lejon qytetarëve të Federatës Ruse të hyjnë pa vizë, duket sikur e ka “gëlltitur” atë. Në Nikosia, Limassol dhe qytete të tjera, rusët janë shumë të shumtë, edhe sepse këtu shumë prej tyre kanë depozituar kursime pak a shumë të ligjshme. Përmes shoqërive qipriote, për vite me radhë oligarkë rusë, bjellorusë dhe ukrainas kanë kontrolluar në hije kompani dhe konglomerate në vendet e tyre. Kështu, përveç “turistëve” dhe “biznesmenëve”, siç thuhet në Moskë, shteti evropian që aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian është frekuentuar edhe nga spiunë të llojeve të ndryshme.

Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52
Top News – ‘Komploti’ për të shkarkuar Sekretarin e Shtetit. Emiratet paguan 50 mln dollarë Kushner
28/10 12:06
Top News – Rebelohet Gjenerata Z në Halloween / Gjermania në alarm, frikë për skena si në Francë
28/10 11:52
Top News – Zgjedhje pa fitues të qartë në Izrael / Netanyahu dhe Eisenkot, pretendime për udhëheqje
28/10 11:47
Top News – Humbi zgjedhjet dhe rrezikon burgun / Trump i jep ‘azil’ Bolsonaros, DASH miraton vizat
28/10 11:45
Top Channel / Lëkundet pushteti i Netanjahut, kryeson koalicioni opozitar në sondazhe
27/10 23:23
Top Channel / Humbi zgjehdjet në Brazil, Bolsonaro arratiset drejt SHBA
27/10 23:20
Top News- Telefonata me Putin fut në sherr vendet nordike, Danimarka kundër Finlandës dhe Norvegjisë
27/10 22:50