Tre nga pesë zyrtarët e Bashkisë së Rrogozhinës, të akuzuar për një dëm prej mbi 353 milionë lekësh përmes abuzimit me fondet e rindërtimit, do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim. Ata dolën para Gjykatës së Durrësit të martën, ku prokurorja e çështjes Mediana Meta kërkoi fillimisht vazhdimin e masës së sigurisë arrest në burg për të pestë.