Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi mashtronin shtetasit grekë duke vjedhur të dhënat e tyre bankare dhe duke transferuar paratë nga llogaritë e tyre në llogari të paidentifikuara. Operacioni "Kriptonite" solli arrestimin e dy shtetas shqiptarë Kanan Hani, 31 vjeç, nga Tirana, dhe Kristjan Feçani, 29 vjeç, nga Korça të cilët posedonin pajisje elektronike për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme. Në procesin e sekuestrimit u gjetën 23 njësi kompjuterike, 1 laptop, 2 celularë dhe pajisje të tjera që përdoren për aktivitete të tilla të paligjshme.