Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ka finalizuar operacionin policor të koduar ‘Travel’, duke arrestuar dy punonjës të një agjencie turistike. Dy punonjësit, përkatësisht 22 dhe 24 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se kanë përfituar rreth 15 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë.