Ministria Ogerta Manastirliu ka sqaruar situatën e koronavirusit në vendin tonë. Ajo shprehet se java e 46-të e pandemisë që nga fillimi ka regjistruar numrin më të lartë të personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Ndërkohë përsa i përket shifrave të të infektuarve, ajo thotë se incidenca e infektimit në Shqipëri është më e ulëta në rajon.