SPAK ka marrë për gjykim nga e para dosjen e Fran Marashit, një i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Urës Vajgurore, që sot mban emrin Dimal, ku mbetën të vrarë 4 policë dhe 2 të tjerë u plagosën. Ka qenë vetë Marashi, ai që ka bërë ankimin disa vite më parë në Gjykatën e Tiranës, teksa kjo e fundit ia kaloi për kompetencë Gjykatës së Lartë e cila ka vendosur ta rikthejë për gjykim në Shkallën e Parë të GJKKO-së.