Tre viktimat e atentatit të ndodhur më 29 dhjetor të 2018-s në atë që u quajt Masakra e Bradasheshit ishin duke udhëtuar me një mjet me targa italiane kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Dyshohet se vrasja e trefishtë ndodhi për pazare droge kryesisht në Holandë dhe Angli ku edhe qëndronin viktimat prej më shumë se 5 vitesh.